Milani gati kontratën për brazilianin, por rival mbetet Chelsea

Futboll

Milani gati kontratën për brazilianin, por rival mbetet Chelsea

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 18:47
Bernard

Merkatoja e Milanit duket se është e lidhur ngushtë me atë të Chelsea. Jo vetëm rastet e Caldara dhe Higuain, por të dyja shoqëritë kanë kontakte me Bernard, trekuartistin brazilian që i ka përfundur kontrata me ukrainiasit e Shakthar Donetsk, e do të lëvizte në çdo ekip me parametra 0.

Në shtëpinë e Milanit agjentët e lojtarit janë takuar me drejtuesit kuqezinj, vetëm pak ditë pasi biseduan me blutë e Chelsea. E për t’a bindur që të bëhet kuqezi ka edhur edhe oferta: 3 milionë në euro për lojtarin si dhe pagesa e komisioneve që u takon agjentëve.

Një marrëveshje kjo me leverdi për kuqezinjtë që nuk mund të tejkalojnë shpenzimet për shkak të Fair Play Financiar, e ardhja me parametra 0 e një talenti si 25-vjeçari brazilian do t’i bënte punë formacionit të Gattusos.

Tashmë mbetet se çfarë do të vendosë Bernard, i cili është edhe në pritje të një kundër oferte nga Chelsea, kjo edhe pasi pak ditë më parë u duk sikur u marrëveshja mes tij me blutë londinez u konkretizua falë ndërhyrjes së teknikut Maurizio Sarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat