Përfitimet e Barcelonës, nga turnetë dhe emri i ri i stadiumit

Futboll

Përfitimet e Barcelonës, nga turnetë dhe emri i ri i stadiumit

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 18:51
Marka e skuadrës ka shumë rëndësi pasi konsiderohet si burim të ardhurash për klubin, të ardhura që japin mundësi skuadrës të veprojnë lirisht në merkaton e transferimeve për përforcimin e ekipit.

Te Barcelona iu japin një vlerë të madhe turneve jashtë kontinentit europian. Sipas drejtuesve të klubit katalanas, marka e skuadrës ka shumë rëndësi pasi konsiderohet si burim të ardhurash për klubin, të ardhura që japin mundësi skuadrës të veprojnë lirisht në merkaton e transferimeve për përforcimin e ekipit.

Kështu që një strategji e tillë do të vazhdojë të zbatohet edhe për shumë vjet të tjerë edhe pse për vitin e ardhshëm ideja është që të shkohet në Azi dhe jo në SHBA dhe më konkretisht në Kinë e Japoni. Por jo vetëm kaq, te Barcelona po punohet edhe për komercializimin e stadiumit nëpërmjet ndryshimit të emrit.

Pas referendumit të mbajtur në vitin 2015 për ndryshimin e brendshëm të stadiumit “Camp Nou”, u fol edhe për gjetjen e një sponsori me vlerën e 200 milionë eurove për emrin e impiantit të ri. Por 3 vjet më vonë kjo ide ka ndryshuar dhe te Barcelona është parashikuar rritja e kësaj shifre në 300 milionë eurove.

Në këtë moment ka bisedime me kompani amerikane e aziatike, ndërkohë që përpara ndeshjes së fundit të sezonit futbollistik 2018/2019 do të zhvillohet edhe Asambleja e klubit për të ratifikuar arritjen e një akordi. Mendohet se emri i sponsorit të ri do të mësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat