Mourinho u kërkon të bëjnë një sakrificë

Futboll

Mourinho u kërkon të bëjnë një sakrificë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 19:07
Mourinho u kërkon të bëjnë një sakrificë

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho i ka bërë thirrje lojtarëve që po shijojnë pushimet pas Kupës së Botës të rikthehen para kohe në stërvitje.

Një numër i madh i lojtarëve si Pogba, Lukaku dhe Lingard akoma nuk i janë bashkuar ekipit në fazën përgatitore, dhe Mourinho ka dërguar një mesazh për “plazhistët” e tij.

“Shpresoj që djemtë që janë me pushime të kujdesen për veten dhe nëse dikush kërkon të bëjë atë që bënë Rashford dhe Jones, që është të rikthehen para kohe për të ndihmuar ekipin pasi për startin e sezonit jemi në vështirësi”

Mourinho e ka shfaqur haptazi pakënaqësinë e tij gjatë udhëtimit të United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi është i pakënaqur me kualitetin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Alexis Sanchez u vonua për shkak të problemeve me vizën, dhe trajneri i United ka kritikuar klubin për aktivitetin e pakët në merkato gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat