Kush është një Ronaldo tjetër që do t’i bashkohet Serie A?

Futboll

Kush është një Ronaldo tjetër që do t’i bashkohet Serie A?

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 00:50
Ronaldo Vieira

Një Ronaldo tërheq tjetrin në Serie A.

Pas Juventus me CR7, tashmë është radha e Sampdoria që siguron talentin e Leeds, Ronaldo Vieira. 20-vjeçari me origjinë nga Guinea, pas dy sezoneve në Championship të Anglisë, është gati për kapërcimin e madh në karrierë. Për mesfushorin që pritet të mbërrijë në Itali të martën, Sampdoria ka paguar 7 milionë euro. Nga ana tjetër është ftohur pista e rikthimit të Obiang, ndërkohë që Capezzi mund të qëndrojë te Empoli.

Që tani, Ronaldo Viera është pjesë e përfaqësueses U-21 të Anglisë. Mesfushori 20-vjeçar mund të jetë alternativa ndaj Obiang, ose zëvendësuesi i tij, në rast se do të finalizohet operacioni i dyfishtë në tokën britanika. Vieira ka qenë një nga pikat e referimit të Leeds dhe për të tunduar pronarin italian të klubit anglez, Sampdoria ka ofruar rreth 7 milionë euro. Pas dy provave të dështuara me Manchester City e Hull City, e ardhmja e Vieira mund të jetë pranë ndryshimit. Të paktën emri dhe mbiemri janë dy garanci jo të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat