Trajneri i Realit: Sa sfidë drithëruese të krijoj ekip të fortë pa Ronaldon

Futboll

Trajneri i Realit: Sa sfidë drithëruese të krijoj ekip të fortë pa Ronaldon

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 09:25
Cristiano Ronaldo

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka shërbyer për t’i mbushur plot energji javët e para të Julen Lopeteguit në krye të skuadrës, të cilën ai synon ta ndërtojë përreth Gareth Bale.

Duke folur para ndeshjes miqësore kundër Manchester Unitedit, Lopetegui insistoi se Bale mund ta udhëheqë sulmin e Realit siç e ka bërë Ronaldo deri tani.

“Kur erdha unë, Ronaldo ende ishte i Real Madridit, por shumë shpejt ai e shprehu dëshirën për t’u larguar”, tha Lopetegui.

“Si trajner, është sfidë drithëruese ta krijoj një ekip garues pa Cristianon”, shtoi ai.

“Ne jemi të bindur se Bale do të ketë vit madhështor dhe presim shumë nga ai. Do të punojmë bashkë me të për ta ndihmuar ta arrijë formën kulmore”, theksoi trajneri spanjoll. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat