E kryer: Kjo është skuadra e re e Higuain

Futboll

E kryer: Kjo është skuadra e re e Higuain

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 09:38
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain është shumë pranë huazimit te Milani.

Sipas “Sportmediaset”, akordi është arritur dhe Juventusi pritet të përfitojë plot 20 milionë euro nga huazimi i thjeshtë i argjentinasit deri në fund të sezonit. Një shifër e çmendur kjo për një lojtar të huazuar.

Marrëveshja konsiston që nëse Milani vendos ta mbajë Higuainin në fund të sezonit atëherë duhet të derdhë në arkat e torinezëve edhe 35 milionë të tjera.

Në total transferimi shkon 55 milionë euro, nëse kuqezinjtë vendosin ta mbajnë sulmuesin.

“Elliot” duket se ka dhënë miratimin për transferimin e argjentinasit dhe ai pritet të përfitojë një rogë 10 milionë euro. Në varësi edhe të objektivave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat