Mirëpritje nga FFK për autorin e Enciklopedisë Gjithëkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut"!

Futboll

Mirëpritje nga FFK për autorin e Enciklopedisë Gjithëkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut"!

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 12:41
Mirëpritje nga FFK për autorin e Enciklopedisë Gjithëkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut"!

Në vazhdën e takimeve dhe pritjeve për personalitetet kontributdhënëse gjithëkombëtarë, në FFK nga kryetari Agim Ademi u prit publicisti, ish- reporteri dhe veterani i UÇK-së, njëherit, autor i Encuiklopedisë gjithëkombëtare me 3.000 dëshmore dhe dëshmorë të luftërave të UÇK-së, "Bardhësitë e Atdheut"  Afrim Mustafa. kjo enciklopedi përfshin 3.000 dëshmore dhe dëshmorë të të tri luftërave të zhvilluara nga vitet 1997-2002 në Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Maqedoni. Po ashtu, enciklopedia " Bardhësitë e Atdheut" e Mustafës përfshin edhe 28.700 dëshmi, fakte, dokumente dhe argumente gjithëpërfshirëse - gjithëkombëtare për sakrificën shekullore shqiptare për liri dhe për pavarësinë e Kosovës, si dhe terrorin serboçetnik mbi shqiptarët e Kosovës nga vitet 1878, e posaçërisht në vitet 1998-1999 në Luftën e Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, autori Afrim Mustafa i tregoi Agim Ademi se, enciklopedia me prezantimin e saj përfshin edhe personalitete të shquara, si ish- kryetarin e ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri për  kontributin e tij dhënë për sesibilizimin e futbollit dhe sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kryetari i FFK-së, gjithashtu ka falënderuar me respekt autorin Mustafa për punën e tij madhore shumëvjeçare për shkrimin dhe botimin e kësaj vepre kaq madhore me me mijëra fakte gjithëkombëtare për flijimet shqiptare shekullore, e veçantë për pasqyrimin e drejtë të Luftës së lavdishme të UÇK-së në Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Maqedoni, por edhe më gjerë... Mustafa është publicist i pavarur, ndërsa gjatë luftës ishte reporter i drejtpërdrejtë nga vendngjarja nga disa vendbanime të luftës së UÇK-së, si në Drenicë, Prelloc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat