Babai i Lorik Canës, Agimi, këtë futbollist e kishte shqelmuar!

Futboll

Babai i Lorik Canës, Agimi, këtë futbollist e kishte shqelmuar!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2018 Në ora: 17:35
Babai i Lorik Canës, Agimi, këtë futbollist e kishte shqelmuar!

Agim Cana ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova. Në një ndeshje ai nuk ka mundur t’i kontrollon emocionet sidomos para 35 mijë shikuesve në stadiumin e qytetit në Prishtinë pikërisht me 9 qershor të vitit 1985, në kuadër të javës së 30-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë. Prishtina fitoi me rezultat 2:0 kundër Vardarit nga Shkupi, me golat e Rafet Prekazit (45’) e Zoran Batroviqit (75’-nga penalltia), shkruan “Bota sot”.  

Image

Shkrimi i gazetës "Rilindja", me 10 qershor të vitit 1985

Prishtina plot 85 me një lojtar me pak poshtëroi Vardarin e Darko Pançevit.  "Loja më e mirë e Prishtinës në këtë pranverë. Do të mbahet mend një kohë të gjatë ndeshja e djeshme, të cilën futbollistët e Prishtinës e fituan, bindshëm edhe pse kundërshtarë kishin Vardarin, njërin nga kandidatët për plasman që siguron pjesëmarrjen në Kupën UEFA-s. Do të mbahet mend gjatë dhe për nga fakti se këtë ndeshje Prishtina e fitoi duke luajtur me dhjetë lojtarë prej minutës së pestë, prej çastit kur referi Vlaiq ia tregoi kartonin e kuq Agim Canës, i cili nuk qe në gjendje të frenojë emocionet e tendosura dhe, pa top e shqelmoi Simonovskin.

Do të mbahet mend kjo ndeshje, se Prishtina, e dobësuar numerikisht, krijoi raste të volitshme shënimi, praktikisht me shumë se në të gjitha ndeshje tjera”, kështu shkruante mes të tjera në raportin e tij në gazetën e asaj kohe “Rilindja”, gazetari, i ndjeri Burim Hatipi.  Në fakt, Agimi është babai i ish futbollistit të mirënjohur Lorikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat