Lopetegui: Bale do të jetë ylli i ri i Realit

Futboll

Lopetegui: Bale do të jetë ylli i ri i Realit

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:16
Gareth Bale

Trajneri i ri i Real Madridit nuk brengoset shumë për largimin e Cristiano Ronaldos.

Julen Lopetegui, ka marrë përgjegjësinë për të krijuar një skuadër të re e cila nuk do ta ketë më përkrah Cristiano Ronaldon, që në këto vite ishte simbol i klubit.

Pas tre sukseseve radhazi në Ligën e Kampionëve, kjo skuadër është përballur me lamtumirat emocionale të trajnerit Zinedine Zidane e më pas atë të portugezit.

“Rikrijimi i Real Madridit pa Cristiano Ronaldon është një sfidë që mbart emocione”, ka thënë Lopetegui.

“Misioni ynë është të luftojmë që kjo skuadër të vijojë të mbetet kompetitive dhe pretendente për të gjithë titujt që janë në lojë”.

“Cristiano është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e këtij klubi, shprehu dëshirën për t’u larguar dhe Reali e mirëkuptoi”.

“Tashmë pesha më e madhe në sulm bie mbi shpatullat e Gareth Bale, jam i bindur se ai është ylli që këtë vit do të na japë shumë. Bale është një lojtar i jashtëzakonshëm që pret të na ofrojë anën e tij më të mirë”, ka përfunduar trajneri i Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat