Roma ia bën bajat Barcelonës, shënon tre gola për tetë minutë

Futboll

Roma ia bën bajat Barcelonës, shënon tre gola për tetë minutë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 08:27
Festimi i golit

Roma e ka mposhtur 4-2 Barcelonën në miqësore në kuadër të “International Champions Cup”.

Barcelona e nisi më mirë ndeshjen, duke shënuar gol pas shtatë minutave lojë – Rafinha gjeti rrugën drejt portës për 1-0.

Roma barazoi gjithçka në minutën e 35’, Stephan El Shaarawy realizoi për 1-1, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Edhe pjesën e dytë Barça sërish e nisi furishëm – duke shënuar golin e epërsisë përmes të riut, Malcom, në minutën e 50’, për 2-1.

Por, disa ndryshime në minutat e fundit nga të dyja skuadrat, ishin pozitive për Romën, që realizoi tre gola për tetë minuta; Alessandro Florenzi 78’, Bryan Cristante 83’ dhe Diego Perotti 86’ për rezultatin përfundimtar 4-3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat