Kërkon 10 milionë dollarë

Futboll

Kërkon 10 milionë dollarë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 10:47
Kërkon 10 milionë dollarë

Nate Diaz, në revanshin që zhvilloi me Conor McGregor dy vite më parë (eventi UFC-202) u pagua 2 milionë dollarë, ndaj Khabib Nurmagomedov pret që të ketë një trajtim të mirë nga presidenti Dana White për sfidën që do të zhvillojë ndaj irlandezit. Rusi do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së lehtë dhe për të reëalizuar këtë sfidë kërkon 10 milionë dollarë. Ky lajm është konfirmuar nga Ali Abdelaziz, trajneri i Nurmagomedov, që ka thënë se nuk i intereson pjesë e rivalit, por se sportisti i tij meriton një fitim të mirë.

“Unë jam i sigurt se do të gjejmë një marrëveshje në termat financiare. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Dana dhe të tjerët dhe besoj se ata do të dijnë si të veprojnë. Nuk do të lejojmë që Diaz të fitojë më shumë se Khabib. Nuk ka asnjë mënyrë. Nurmagomedov është i pamposhtur, është kampion bote i padiskutueshëm i peshës së lehtë. Kaq mjafton për ta trajtuar me respekt, ai nuk është vetëm sportisti im, ëhstë vëllai mim i vogël, është një nga yjet e UFC-së”, tha Abdelaziz.

Por trajneri i rusit e di mjaft mirë se në marrëveshje duhet edhe pala tjetër, ajo e irlandezit, ndaj shton: “Nëse Conor preferon të luajë me ne, atëherë le të duelojë me të tjerë, pasi Khabib do të mbrojë titullin ndaj Poirier, pasi e meriton këtë gjë më shumë se Conor. Por irlandezi kërkon të duelojë me ne, por kur të ulet në bisedime të marrë edhe librin e çeqeve për të shënuar shifrën që ne dëshirojmë. Ai le të fitojë sa të dojë edhe mbi 100 milionë, Khabib meriton 10 milionë dollarë dhe jemi të lumtur”, tha Ali Abdelaziz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat