Higuain refuzon transferimin te Milani, ja dy kushtet e argjentinasit

Futboll

Higuain refuzon transferimin te Milani, ja dy kushtet e argjentinasit

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 12:09
Gonzalo Higuain

Edhe pse dritat e “Casa Milan” kanë qenë të ndezura deri në orën 03:00 pas mesnate, lajmi për transferimin e Gonzalo Higuain nga Juventusi te Milani nuk ka ardhur. Madje ky transferim, ashtu sikurse edhe shkëmbimi Bonucci-Caldara ka pësuar një stop të papritur. “A u arrit marrëveshja? Ende jo”, kanë qenë fjalët e Beppe Marotta, drejtorit sportiv të klubit bardhezi, që është larguar i zhgënjyer nga takimi me kolegët milanistë, duke mos gjetur ende një marrëveshje edhe pse ajo dukej e përfunduar.

Duket se pengesë për transferimin e sulmuesit argjentinas te Milani është vetë lojtari, që nuk pranon idenë që të luajë në formë huazimi, por të shitet. Përveç kësaj, Higuain kërkon 9 milionë euro në sezon. Shumë pretendime, që mund të përmbysin situatën dhe kjo marrëveshje të mos realizohet, pasi në skenë ka dalë sërish Chelsea dhe trajneri Sarri, që e kërkojnë me ngulm Higuain, që është gati të shkojë në Londër dhe të luajë në Champions (kjo do të realizohet në rast se ikën Olivier Giroud te Marseja).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat