Kundër Ozilit

Futboll

Kundër Ozilit

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 13:21
Rummenigge

Presidenti i Bayern Munih, Uli Hoenes, pak ditë më parë ishte treguar tepër entuziast që Mesut Ozil hoqi dorë, pra u tërhoq, nga kombëtarja e Gjermanisë.

Drejtuesi i lartë i klubit bavarez mori mundësinë për të kritikuar ashpër mesfushorin e Arsenalit, duke iu referuar lojës dhe performancës së tij të dobët me “Mannschaft”, sidomos në Botërorin e Rusisë.

“Unë jam i kënaqur që ai po largohet. Ozil ka luajtur si një m*t për vite me radhë. Edhe tani, ai dhe performanca e tij, ishin një m*t pas asaj fotoje”, – tha Hoenes, në lidhje me fotografinë e bërë nga Özil me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Karl-Heinz Rummenigge, bosi tjetër i Bayern Munih, e ka përsëritur këtë qëndrim dhe ka mbështetur kolegun e tij në Mynih:

“Ky lojtar nuk është kritikuar për shkak të trashëgimisë së tij turke, – tha drejtuesi bavarez për “Bild Sport”. – Kjo është një përrallë, që agjenti i tij ka thënë. Dhe kjo është një prirje që nuk honepset dot nga unë dhe drejtuesit e Bayern Munich, sepse na thuhet sikur e kemi dashur si futbollist në skuadrën tonë. Jo, ai kurrë nuk na ka interesuar, as në masën 1%”".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat