Drita-Dudelange, drejtohet nga danezët

Futboll

Drita-Dudelange, drejtohet nga danezët

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2018 Në ora: 15:08
Drita-Dudelange, drejtohet nga danezët

Gjyqtarët nga Danimarka do të drejtojnë ndeshjen mes Dritës dhe Dudelange-s. Gjyqtar kryesor është Michael Tykgaard, ndihmës të tij janë Niels Hoeg dhe Ole Kronlykke. Ndeshja luhet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, që ka kapacitetin mbi 18.000 ulëse. Ndeshja luhet nesër në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të dytë të Europa League. Ndeshjen e parë e ka fituar Dudelange me rezultat 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat