Barcelona vendos çmimin për emrin e stadiumit

Futboll

Barcelona vendos çmimin për emrin e stadiumit

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

300 milionë euro! Kjo është shifra që do të bindte drejtuesit e klubit katalanas të ndryshojnë emrin e stadiumit “Camp Nou”, me atë të një sponsori. Është ky objektivi i drejtuesve të blaugranave, që janë të hapur për marrëveshjen qindra milionëshe, që do të ripagëzonte stadiumin mitik.

Siç raporton “Marca”, ideja mendohet të konkretizohet brenda muajve të parë të 2019-ës, pasi aktualisht klubi është në tratativa me disa shoqëri të ndryshme amerikane, por marrëveshja mund të konkludojë në fillim të vitit tjetër.

Prej kohësh drejtuesit katalanas kanë artikuluar mendimin e tyre mbi atë që e konsiderojnë si strategji të rëndësishme për një një klub që kërkon të konkurrojë në nivelet më të larta.

“Me shumë rëndësi në ditët e sotme është marka me të cilën përfaqësohesh, pasi në fund të fundit është pikërisht marka që siguron resurset për të mbetur në rangun e lartë të konkurrencës”, citohet të kenë thënë drejtuesit e blaugranve mbi një çështje të tillë.

Referuar të përditshmes “Marca”, përfaqësuesit e Barcelonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë si qëllim promovimin e blaugranave tek kompanitë më potente atje.

Spanjollët shpresojnë që me përfundimin e turneut Internatioanl Champions Cup në Amerikë, asambleja të ketë gjetur edhe sponsorët e rinj në mënyrë që të anonçojë emrin e ri të stadiumit dhe të arkëtojnë plot 300 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat