Higuain në Milan? Berlusconi ka dy fjalë

Futboll

Higuain në Milan? Berlusconi ka dy fjalë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 00:25
Silvio Berlusconi

Ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi e ka quajtur sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain një kampion.

Raportohet se Higuain shumë shpejtë do ta veshë fanellën e Milanit, përderisa edhe Caldara nga Juventusi do të transferohet te Milani, e në drejtim të kundërt do të shkojë Leonardi Bonucci.

“Milanin e shikoj tani si tifoz. Higuain është një kampion që do të donin të gjithë ta kishin, por nuk e di nëse Milani do ta marrë atë”, është shprehur 81 vjeçari për Il Mattino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat