Nga Vidali te Modrici, e gjithë e vërteta pas ‘ëndrrës’ zikaltër

Futboll

Nga Vidali te Modrici, e gjithë e vërteta pas ‘ëndrrës’ zikaltër

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 06:49
Nga rival, në bashkëlojtarë te Interi

Interi është në kërkim të një mesfushori cilësor për të kompletuar në mënyrën më të mirë të mundshme mesin e fushës për Luciano Spallettin.

Dy emrat më të përmendur në ditë e fundit janë Arturo Vidal dhe Luka Modric, njëri tashmë është pajtuar, kurse tjetër është ende një ëndërr.

E bukura e tregut të transferimeve të verës është se i lejon klubet që të ëndërrojnë përtej asaj që është pritur fillimisht. Mjafton një ide, një propozim apo thjeshtë një intuitë për të entuziazmuar të gjithë. Kjo është ajo që po ndodh aktualisht në botën zikaltër dhe Sky Sport është përpjekur ta sqarojë, pa krijuar iluzione.

Interi pasi siguroji shërbimet e Sime Vrsaljkos, është fokusuar te mesfusha duke u bërë kryefjala e çdo mediave botërore. Idetë dhe mundësitë reale nuk mungojnë te klubi nga Milano, e së fundmi të dyja këto janë përkthyer në negociata.

Vidali është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim dhe kështu është një emër që edhe tifozët i bën të pajtohen. Për kualitet, temperamentin, ndikimin në skuadër dhe në zhveshtore. Pra, ai është lojtari që do të jap jetën për Interin, diçka që Spalletti e ka përsëritur vazhdimisht. Negociatat me Bayern Munichun tashmë janë zhvilluar, lojtari i ka thënë ‘po’ Interit, kurse bavarezët kanë pranuar kërkesat e klubit zikaltër: huazim me të drejt blerje në vlerë 18 milionë euro.

Por, para se Interi se të mbyllë këtë transferim, është duke shikuar se e ka ndonjë lojtar tjetër në futbollin evropian që mund të zbukurojë ende mesfushën.

Të gjesh lojtar më të rëndësishëm se Vidali është pothuajse e pamundur. Por, tek Interi është shfaqur një ‘ëndërr’, po flasim për yllin e Përfaqësueses së Kroacisë dhe Real Madriit, Luka Modric. 32-vjeçari ka informuar agjentët e tij për dëshirën për të ndërruar ambient dhe me të dëgjuar këtë Interi ka trokitur në derën e tij. Skuadra italiane deri më tani vetëm ka bërë një vëzhgim të thjeshtë: ka dëgjuar, shqyrtuar dhe vlerësuar çdo gjë. Pra, kjo është ajo çfarë ka ndodhur deri më tani, kontakte, por asgjë konkrete ende.

Florentino Perez pasi lëshoi Cristiano Ronaldon te Juventusi, nuk është i gatshëm të lëshojë edhe numrin 10 të skuadrës, së paku jo aq lehtë. Kjo është arsyeja që të gjithë nuk duhet të mashtrohen aq shpejtë për një transferim të mundshëm.

Interi thjesht grumbulloi informacione, por është e qartë se në mesin e gjithë kësaj ekziston mundësia dhe shpresa.

E vetmja gjë e sigurt dhe e vërtetë në gjithë këtë situatë është se Interi ka ide të qarta. Klubi nga Milano po tregon se është duke ndjekur të mëdhenjtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat