Sekretet e Fantazi Futboll: Përdorni me zgjuarsi transferimet

Futboll

Sekretet e Fantazi Futboll: Përdorni me zgjuarsi transferimet

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 07:32
Jorginho dhe Maurizio Sarri

Sezoni 2018/19 është shumë afër dhe trajnerët e Fantazi Futboll po përgatiten. Më poshtë shpjegohet një nga gjërat më të rëndësishme të lojës, transferimet.

Strategjitë e transferimeve

Transferimet e trajnerëve të Fantazi Futboll kanë një ndikim shumë të madh në rezultatin final të lojës. Me vetëm një transfertë të lejuar çdo javë, trajnerët mund të marrin ndonjë lojtar me çmim të ulët, ose të shesin ndonjë që është dëmtuar ose pezulluar.

Të mësoni disa strategji transferimesh nuk është asnjëherë keq.

Ruajtja e Transferimit

Nuk është e domosdoshme të bësh një transferim në javë. Atë mund ta ruash dhe do të kesh mundësinë e dy transferimeve në javën e ardhshme. Kjo mund të ketë një impakt të madh kur do të të duhet të freskosh ekipin. Duke larguar dy lojtarë, mund të lirosh fonde për të sjellë një opsion të shtrenjtë të cilin nuk ke pasur mundësi ta blesh.

Rezistoi tundimeve

Është një ide e mirë të nisësh sezonin me këtë strategji. Formo ekipin fillestar me dy javët e para në mendje, duke lejuar veten për të ruajtur transferimin e parë. nëse është e mundur shmang humbjen e pikëve për një transferim shtesë. Duke ruajtur transferimin dhe duke e kombinuar me një blerje tjetër mund të jetë një strategji e suksesshme.

Mini Wildcard

Nëse bën këtë, atëherë mund të blesh tre lojtarë me koston e katër pikëve. Kjo të rrit shanset që një nga tre lojtarët të shpërblejë pikët e harxhuara. Kjo ishte një strategji e adaptuar nga dy fituesit e fundit të Fantazi Futboll.

Strategjia e kampionit

Kampioni i dy viteve më parë ka ruajtur nëntë herë transfertën. Më pas ai ka shpenzuar shtatë herë pikë ekstra për transferime. Ndryshimet e taktikës ose formës, si dhe ndryshimi i trajnerëve mund të influencojnë lëvizjet e tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat