Emery nuk përjashton një transferim në fund të afatit kalimtar

Futboll

Emery nuk përjashton një transferim në fund të afatit kalimtar

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 10:10
Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery po e mban hapur derën për një nënshkrim të vonshëm gjatë këtij afati kalimtar.

Emery erdhi në fillim të verës në krye të Arsenalit duke zëvendësuar legjendën Arsene Wenger, i cili kaloi 22 vite te londinezët.

Me ardhjen e spanjollit ka ndryshuar edhe filozofia e klubit dhe Emery është i interesuar të bëjë transferime të mëdha për ta ndryshuar fytyrës e skuadrës.

Pas barazimit 1-1 me Chelsean në Dublin, Emery u pyet për një lëvizje për mesfushorin e Sevillas, Steven Nzonzi, me spanjollin që nuk përjashtoi mundësinë e një transferimi, por pa specifikuar emra.

“Për momentin jam shumë i lumtur me lojtarët që janë këtu me ne”, ka thënë fillimisht Emery.

“Ne gjithashtu kemi të tjerë për të ardhur, si Nacho Monreal, Lucas dhe Xhaka, të cilët do të fillojnë të marrin minuta të shtunën”.

“Unë po ju them se ne po flasim brenda dhe jemi në rregull”.

“Ekziston vetëm një mundësi që ne të nënshkruajmë, nëse është një mundësi e mirë do ta bëjmë”, përfundoi spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat