Çështja Mavraj

Futboll

Çështja Mavraj

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:44
Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj është në kërkim të një klubi të ri, pas divorcit me Hamburgun. Ditën e sotme, në skenë për mbrojtësin shqiptar ka dalë edhe Hanoveri. Ish-klubi i legjendës shqiptare Altin Lala, kërkon shërbimet e 32-vjeçarit, i cili është lojtar i lirë.

Shanset janë të mëdha që mbrojtësi i Kombëtares të transferohet te skuadra e Bundesligës, pasi ai mund të lëvizë me kosto 0. Eksperienca e tij në kampionatin gjerman, pritet të ndihmojë skuadrën.

Së fundmi te Hanoveri janë dëmtuar 2 mbrojtësit ndërsa një tjetër është larguar, kështu që nevoja për një qendërmbrojtës është e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat