Anglia kandidat për organizimin e Botërorit në vitin 2030

Futboll

Anglia kandidat për organizimin e Botërorit në vitin 2030

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Gjatë vitit të ardhshëm do të mësohen shtetet që do të paraqesin kandidaturat për organizimin e Kampionatit Botëror në vitin 2030.

Anglia është duke menduar që të jetë në mesin e kandidatëve për organizimin e Botërorit në vitin 2030.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i FA, Greg Clarke në një konferencë për media.

Anglia kishte kandiduar edhe për organizimin e Botërorit të vitit 2018, por kjo e drejtë i ishte dhënë Rusisë. Hera e vetme kur Anglia ka organizuar një Kampionat Botëror ka qenë viti i largët 1966, kur edhe “Tre Luanët”, kanë fituar titullin e vetëm në një Kupë Bote.

“Muajin e kaluar, Federata e Futbollit të Anglisë, është pajtuar që të fillojë punën për të kandiduar për organizimin e Botërorit në vitin 2030”, ka thënë Clarke.

“Puna do të fillojë gjatë sezonit të ardhshëm, kurse vendimi nuk do të merret para vitit 2019”, ka shtuar ai.

Botërori i vitit 2022 do të mbahet në Katar, kurse ai i 2026 është vendosur të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat