Nuk e shesin as për 150 milion euro! - Bota Sot
Nuk e shesin as për 150 milion euro!

Futboll

Nuk e shesin as për 150 milion euro!

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:59
Lewandowski

Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të lëjojë largimin e Robert Lewandowskit. Shefi ekzekutiv i kampionëve të Bundesligës, Karl-Heinz Rumennigge, është shumë i qartë kur pyetet rreth të ardhmes së sulmuesit polak.

“Jemi shumë të kënaqur me të dhe në rolin e tij janë të paktë lojtarët që mund të krahasohen me Lewandowskin. Ne nuk duam ta shesim dhe nuk ka rëndësi nëse dikush ofron 100 apo 150 milionë euro.”

Fjalë këto që janë në kundërshtim me vullnetin e vetë sulmuesit, që në disa raste është shprehur se dëshiron të provojë një eksperiencë të re.

Lewandowski, që e vesh prej katër sezonesh fanellën e Bayernit, pëlqehet nga Reali i Madridit dhe Chelsea. Në veçanti “Los Blancos” kërkojnë shërbimet e tij, për të mbuluar boshllëkun që krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Gjermanët nuk duan në asnjë mënyrë që ta lëshojnë, madje edhe trajneri Kovac pak ditë më parë këmbënguli për qëndrimin e sulmuesit.

“Roberti nuk do të largohet. Mund ta them me siguri që ne nuk duam ta shesim. Ai po punon që të largohet nga këtu, por është gjë tjetër çfarë dëshiron ai dhe tjetër gjë çfarë duam ne. Jemi ne që vendosim. Ka kontratë të cilën do ta respektojë për aq kohë sa të jetë e mundur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...