Vazhdon “telenovela” Tefik Osmani. Mbrojtësi korçar, i cili pritet t’i bashkohet Skënderbeut, ka goditur sërish me një postim të tijin në “Facebook”.
Korçari, i cili shquhet për thumbimet e tij dhe shprehjet filozofike, kësaj here bën apel se duhet të dëgjohet “regjisori” dhe jo atë që është duke folur në skenë.
“Njerëzit po besojnë atë që është në skenë duke folur. Duhet të dëgjojnë dhe (regjisorin) që është mbrapa skenës duke pritur të flasë”, shkruan Osmani në “Facebook”.