Januzaj pasardhës i Mahrezit në Leicester, por Manchester United mund të prish punë

Futboll

Januzaj pasardhës i Mahrezit në Leicester, por Manchester United mund të prish punë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 16:53
Adnan Januzaj në duel me Dani Carvajal (Getty Images)

Adnan Januzaj është në shënjestër të Leicester, pasi këtë të fundit larguan Riyad Mahrez.  

Por Djajtë e Kuq mund të futen në këtë mes, pas e kanë një klauzolë të riblerjes dhe e shohin si mundësi që të arrijnë te Harry Maguire.

Januzaj, tani 23 vjeç ishte transferuar te Real Sociedad verën e kaluar nga United për 8 milionë funte, pasi që kaloi disa muaj huazim te Borussia Dortmund dhe Sunderland.

Sipas gazetarit belg, Niels Poissonnier, paraqitja e tij e mirë në Kampionatin Botëror dhe goli ndaj Anglisë, kanë bërë që Leicester ta sheh si zëvendësim për Riyad Mahrezin.

Januzaj luajti mirë në klubin spanjoll dhe shihet si pasardhës i Mahrez te Leicester.

Leicester mund të pengohet nga Manchester United, që mund ta kthejnë në Old Trafford, pasi e mban të drejtën e riblerjes.

Djajtë e kuq mund ta përdorin si kërcënim, pasi Leicester nuk e liroi Maguiren, që ishte në krye të listës së transferimeve të Jose Mourinhos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat