De Biasi: Duka s’më la të merrja Italinë

Futboll

De Biasi: Duka s’më la të merrja Italinë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:15
De Biasi: Duka s’më la të merrja Italinë

Që kur u largua nga drejtimi i Shqipërisë, më shumë e kemi parë si opinionist sesa në rolin e trajnerit (drejtoi për një kohë të shkurtër Alaves në Spanjë). Keqardhja më e madhe për Ganni De Biasin është fakti që ishte shumë pranë stolit të Polonisë, por Boniek zgjodhi t’i besonte një trajneri vendas. Në një intervistë të gjatë për Gazzetta Dello Sport, De Biasi tregon sesi Armando Duka nuk e lejoi të merrte drejtimin e Italisë, ndërsa Boniek e “mashtroi” në momentin e fundit. Për të, kombëtaret janë shndërruar në mallkim.

Prapaskenat te Polonia:  Është një hisori që nis më herët. Jam kontaktuar nga Boniek pëpara se ai të zgjidhte Nawalkan, trajnerin që ishtë në Botëror. Ishte viti 2013, por isha në kontratë me Shqipërinë, ndaj nuk mund të bëhej asgjë. Zibi (Boniek) u bë i gjallë pak javë më parë, për të zëvendësuar pikërisht Nawalka. Një ditë u ndjeva trajner i Polonisë, kur Boniek më la takim në Romë për të përcakuar detajet. Kisha përgatitur edhe kostumin që do të vishja. Por Boniek nuk u ndje më dhe nga shtypi mësova që kishte zgjedhur një tjetër, për këtë më vjen keq. Zibi sigurisht që do të bëjë zgjedhjet që dëshiron, por në këtë rast ose nuk është shpjeguar mirë, ose unë nuk e kam kuptuar. Nuk kam asnjë pishman, por është hera e dytë që më ikën nga duart një kombëtare. Në 2016-ën presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk më la të pasoja Conten tek Italia. Duhet të jetë mallkim.

E ardhmja: Gjatë gushtit do të komentoj ndeshjen time të fundit te Raiuno, Superkupën e Europës mes Realit dhe Atleticos në Talin të Estonisë. Rai ka vendosur të bëjë një zgjedhje më të qëndrueshme me Di Gennaron. Mendoj se do të vazhdoj të punoj për Rai-n. Televizioni na duhet neve, trajnerëve, për t’u treguar presidentëve që jemi gjallë. Sot, në ftuboll, nëse nuk bëhesh i gjallë, nuk ekziston.

Rikthimi në Itali: Do ta bëja, edhe pse pas periudhës që kalova tek Udinese isha betuar që nuk do të kthehesha, sepse tek ne shihen vetëm rezultatet. Vjen në dhjetor dhe ndoshta në mars të largojnë. Çfarë kuptimi ka kjo? Për tre muaj nuk ke kohë as të njohësh futbollistët dhe ambientin si duhet. Gjatë sezonit të kaluar isha gati duke pranuar ofertën për të marrë një skuadër të zonës së rënies, por thashë jo.

Shkëmbimet Juve-Milan: Bonucci është një mbrojtës i madh, por unë, nëse do të isha tek Juve, do t’i besoja Caldaras, titullarit të ardhshëm të Kombëtares. Caldara është më shumë markues, është një stoper, kurse Bonucci, i lirë. Caldara më pëlqen për fizikun që ka dhe zgjuarsinë. Higuain shënon shumë, çfarë mund të shtoj me tepër. Goditje e madhe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat