Rummenigge: Jam habitur me Juventusin për Ronaldon!

Futboll

Rummenigge: Jam habitur me Juventusin për Ronaldon!

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:08
Rummenigge: Jam habitur me Juventusin për Ronaldon!

Karl Heinz Rummenigge ka mbetur i befasuar me kampionin e Italisë, Juventusin, për shpenzimet e mëdha që ka bërë për Cristiano Ronaldon. “Blerja e Ronaldos është blerja që ka tërhequr më shumë vëmendje. Unë e kuptoj, është një futbollist që ka fituar gjithçka me Real Madridit. Për pesë vite ka qenë lojtari më i mirë në botë.  Por, çështjet e marketingut kanë luajtur një rol jo të vogël në transferimin e tij te Juventusi. Gjithsesi, Bayerni nuk do të investonte kurrë kaq shumë para për një futbollist 33-vjeçar. U habita që Andrea Agnelli vendosi të ndërmarrë një lëvizje të tillë”, tha mes të tjera Rummenigge, shef i Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat