Muto te skuadra angleze

Futboll

Muto te skuadra angleze

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:32
Muto te skuadra angleze

Newcastle ka prezantuar sulmuesin japonez Yoshinori Muto, i ardhur nga Mainz për 13 milionë euro, pasi ky i fundit mori lejen e punës për në Angli.

26-vjeçari, që la një përshtypje shumë të mirë me Japoninë në “Rusi 2018”, deklaroi: “Jam shumë i lumtur që jam futbollist i Newcastle dhe po pres me padurim të luajë para tifozëve të këtij ekipi. Eshtë një nder për mua dhe do të synoj të shkruaj emrin tim në historinë e klubit.”

Muto kaloi nga FC Tokyo te Mainz në vitin 2015 dhe shënoi 20 gola në 66 ndeshje të luajtura në Bundesliga, ndërsa me kombëtaren e Japonisë ka shënuar dy gola në 25 ndeshje.

Ai bëhet blerja e pestë e Newcastle gjatë merkatos së verës dhe do të garojë me Ayoze Perez dhe Joselu për postin e titullarit. Muto është japonezi i parë që vesh fanellën e “qymyrxhinjve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat