Drita nuk ia del, barazimi nuk e ndihmoi në Europë

Futboll

Drita nuk ia del, barazimi nuk e ndihmoi në Europë

Nga: D.RR Më: 2 gusht 2018 Në ora: 20:24
Foto nga ndeshja

Drita nga Gjilani është eliminuar nga garat e Europa League në futboll.

Drita luajti baras 1:1 në Mitrovicë me Dudelange nga Luksemburgu, kështu që humbja në sfidën e parë me 2:1 e ka eliminuar nga rrethi i dytë.

Ndeshje e luftuar, por Drita nuk pati fat në përballje me Dudelange.

***

90+3' Përfundon ndeshja.

88' Zgjim Mustafa nga Drita, ndëshkohet me të kuq.

87' Drita afër eleminimit.

77' Ende rezultati 1-1. Me këtë rezultat Drita eleminohet pasi në ndeshjen e parë kishte pësuar humbje me rezultat 2-1.

61' Drita shumë e lodhur krahas Dudelang.

46' Me fillim të pjesës së dytë, Dudelang barazon rezultatin.

45' Përfundon pjesa e parë.

38' Skuadra e Dritës po kërkon edhe golin e dytë, atë të sigurisë.

26' Drita në avantash me golin e Ardian Limanit.

18' Drita më sulmuese në këtë fillim të pjesës së parë.

10' Lojë e kujdesshme në këto dhjetë minutat e parë.

1' FIllon ndeshja

Drita sonte do të kërkoj për ta kthyer rezultatin dhe të kualifikohet në rrethin e tretë të Europa Ligës

Gjilanasit humbën me rezultat 2-1 në Luksemburg në një ndeshje ku pati shumë raste të kontestuara nga gjyqtari qipriot i këtij takimi.

Megjithatë, sonte Drita e ka avantazhin e terrenit vendas dhe në praninë e shumë tifozëve intelektual mund të shpreson për të nxjerr një rezultat pozitiv.

Bekim Isufi paraqitet në këtë ndeshje me formacionin e tij tashmë të njohur 4-4-2, kurse kampioni i Luksemburgut ka një formacion ofensivë 4-3-3.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat