Zyrtare: Bonucci rikthehet te Juventusi, Higuain e Caldara i bashkohen Milanit

Futboll

Zyrtare: Bonucci rikthehet te Juventusi, Higuain e Caldara i bashkohen Milanit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:01
Leonardo Bonucci

Është zyrtarizuar marrëveshja e madhe mes dy gjigantëve italian Milan dhe Juventus.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka rikthyer në Torino qendërmbrojtësin italian Leonardo Bonucci pas një viti te Milani.

Në anën tjetër sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain dhe mbrojtësi i talentuar italian Mattia Caldara iu kanë bashkuar Milanit.

Ka qenë kampioni aktual i Italisë, Juventus që e ka bërë zyrtare këtë marrëveshje të madhe.

Juventus nuk ka lajmëruar për detajet financiare rreth këtyre transferimeve.

“Juventus njofton se ka rikthyer në klub Leonardo Bonuccin si pjesë e operacionit me Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain”, ka qenë njoftimi i klubit bardh e zi.

Zonja e Vjetër i ka uruar mirëseardhje Bonuccit, ndërsa suksese Caldaras dhe Higuainit.

Në anën tjetër zyrtarizimin e ka bërë edhe Milani.

 

“Gonzalo Higuain arrin në Milani si huazim nga Juventusi me të drejtë blerje pas një viti”.

“Mattia Caldara iu është bashkuar Milanit si shkëmbim me Leonardo Bonuccin, ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Prezantimi i dy yjeve te Milani pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme në ora 14:00. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat