Atalanta, “tërmet” 8 ballë në Bosnjë

Futboll

Atalanta, “tërmet” 8 ballë në Bosnjë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:13
Atalanta arriti të fitojë me rezultatin e thellë 0-8 ndaj skuadrës boshnjake, Sarajevo.

Atalanta e Etrit Berishës arriti të kualifikohet për në raundin e tretë eliminator të Europa Leagues, pasi lëshoi një “shi golash” në Sarajevë.

Sfida e parë në Bergamo kishte përfunduar 2-2, për në sfidën e kthimit, Atalanta arriti të fitojë me rezultatin e thellë 0-8 ndaj skuadrës boshnjake, Sarajevo.

Dy herë Palomino, dy herë Papu Gomez dhe Masiello shënuan në pjesën e parë për zikaltrit, ndërsa i riu Barrow shënoi një tripletë në 45-minutëshin e dytë, duke çuar rezultatin në 0-8.

Sa i përket Etrit Berishës, përtej zërave mediatikë që e lidhin me një transferim në Francë, portieri kuqezi luajti për 90 minuta, duke ruajtur të paprekur portën e tij në 2-3 raste të vendasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat