Vidal te Barça punë e kryer, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Vidal te Barça punë e kryer, mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:08
Arturo Vidal

Mesfushori kilian do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën katalanase. Barcelona ka bindur mesfushorin Arturo Vidal për t’iu bashkuar skuadrës së Ernesto Valverdes.

Ende nuk është asgjë zyrtare, por në Spanjë e bëjnë të kryer, të paktën marrëveshjen e klubit me lojtarin. Kontrata e kilianit do të jetë 3-vjeçare.

Tashmë Barcelona duhet të arrijë marrëveshjen me Bayernin Munichun, që e ka shprehur vullnetin për ta shitur mesfushorin .

Shifra që pritet të paguajë Barcelona për mesfushorin është nën 20 milionë euro. Vidal tashmë është 31 vjeç dhe për bavarezët mund të jetë një shifër e kënaqshme, edhe pse në media është raportuar se duan 30 milionë euro për kartonin e tij.

Dëshira e madhe e Barcelonës, ka qenë mesfushori Adrien Rabiot, por pasi dështuan të bindin Paris Saint-Germain, kthyen vëmendjen te Vidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat