Tifozëve të Milanit nuk do t’iu pëlqejë deklarata e fundit nga Bonucci

Futboll

Tifozëve të Milanit nuk do t’iu pëlqejë deklarata e fundit nga Bonucci

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:11
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka kompletuar një nga rikthimet me sensacionale që ka parë futbolli viteve fundit.

31 vjeçari pas një viti qëndrim te Milan, është rikthyer te Juventusi, te skuadra që fitoi gjithë trofetë në aspektin ekipor.

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, është parë shumë i lumtur për rikthimin te Juventus, dhe këtë e ka treguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

Ai thotë se çdo udhëtim përfundon me rikthim në shtëpi, dhe se dëshirën për t’u rikthyer do ta demonstroj me punë në fushë.

“Çdo udhëtim përfundon me rikthim në shtëpi. Unë sigurisht që nuk do të harroj t’i falënderoj ata që më mbështeten dhe shoqëruan gjatë këtij sezoni”, ka shkruar Bonucci.

“Në të njëjtën mënyrë, filluar nga sot, me punë do ta dëshmojë dëshirën për t’u rikthyer në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat