Sarri: Ja ku do të luajë Willian sezonin tjetër

Futboll

Sarri: Ja ku do të luajë Willian sezonin tjetër

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:14
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri nuk pret që Willian të largohet nga Chelsea këtë verë.

Tekniku italian është shprehur i bindur se 29 vjeçari brazilian do të qëndrojë te Chelsea, pas një takimi kokë me kokë që ka pasur me të.

Willian këtë verë ka qenë i lidhur me një largim nga Chelsea.

Manchester United, Barcelona dhe së fundi Real Madrid, janë të interesuara për shërbimet e tij.

“Kam folur për mbërritjen e tij të vonë, jo për të ardhmen”, ka deklaruar Sarri.

“Ishte një bisedë shumë pozitive. Unë jam i lumtur për këtë. Nuk ka asnjë problem për Willian. Mendoj se do të qëndroj. Jam i sigurt për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat