Kërkohet zyrtarisht shtyrja e debutimit për Cristiano Ronaldon

Futboll

Kërkohet zyrtarisht shtyrja e debutimit për Cristiano Ronaldon

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:16
Cristiano Ronaldo

Gjithçka është gati dhe të shtunën më 18 gusht në “Bentegodi”: Chievo-Juventus do të nisë kampionatin e Serie A dhe do të nisë aventurën e Cristiano Ronaldo në kampionatin italian.

Që nga dita që u hodh shorti ishte ajo që u vu re: dita e debutimit për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Por kujdes: kjo e shtunë që do të shënohet në historinë e “CR7” mund të mbetet kështu, një datë e shkruar në kalendar, pa asnjë event!

Pikërisht kështu për shkak të telasheve të Chievo, nën shënjestrën e drejtësisë sportive për bilancet financiare, Crotone, klubi që synon të marrë vendin e ekipit nga Verona, ka kërkuar zyrtarisht që dy javët e para të Chievo në Serie A të mos zhvillohen, deri në pritje të vendimit përfundimtar.

Nëse kjo kërkesë do të pranohet atëherë “Bentegodi” do të rrijë i mbyllur më 18 gusht dhe Cristiano Ronaldo duhet të qëndrojë në Torino dhe të vazhdojë të stërvitet me shokët.

Crotone është ankuar publikisht dhe tani topi kalon në fushën e drejtuesve të futbollit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat