Guardiola me plot fjalë të mira për trajnerin e ri të Chelsea

Futboll

Guardiola me plot fjalë të mira për trajnerin e ri të Chelsea

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:41
Guardiola

Takimi i Superkupës së Anglisë mes Chelsea dhe Manchester Cityt që luhet ditën e diel, do të vë përballë dy trajnerë që admirojnë shumë njëri-tjetrin.

Pep Guardiola në prag të kësaj ndeshje e ka emëruar Napolin e Sarrit të sezonit të kaluar si një nga skuadrat më të mira në Evropë.

Të dielën, Guardiola do të ketë përballë Chelsean e Sarrit, që kërkon po ashtu suksesin në finalen e Superkupës.

Trajneri spanjoll në konferencë për shtyp para kësaj ndeshje, ka thënë fjalë të mëdha për trajnerin italian, prej të cilit pret të mësojë shumë gjatë sezonit të gjatë të Premierligës.

“Jam shumë i lumtur që një trajner i nivelit të tij është në Premierligë. Do të mësoj shumë duke e parë atë çdo fundjavë”, ka deklaruar Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat