Situata e Modric në Real, e njëjtë me atë të Ronaldos

Futboll

Situata e Modric në Real, e njëjtë me atë të Ronaldos

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 17:44
Modric

Gazeta italiane La Gazetta dello Sport ka thënë që Modric ka një pakt me Florentino Perez të lidhur kohë më parë, i cili lejon largimin e tij nga klubi nëse ai e dëshiron atë

Thashethemet po rritën që Luka Modric do të kalon në Milan, me La Gazzetta dello Sport që thotë se mesfushori kroat ka një pakt verbal me presidentin e Real Madridit Florentino Perez që është i njëjtë me atë si për Cristiano Ronaldon, që ishte elementi kyç që portugezi të largohet.

Sipas La Gazetta “marrëveshja xhentëlmenë” në mes të palëve saktëson se Perez do ta lehtëson largimin e Modric nëse klubi apo lojtari e kërkojnë këtë, i cila gjë do ta bëntë jo valide klauzolën e tij 750 milionë euro. Duke folur për Cadena Sur të Spanjës, gazetari i La Gazetta, Alberto Cerruti ka thënë se kjo marrëveshje është bërë pak kohë më parë dhe ishte një kusht i Modric pas fitimit të titullit të 13 të Ligës se Kampionëve, të cilën gjë Real e fitoj në maj.

Kroati pritet të kthehet në stërvitje në Valdebebas nesër dhe nuk do ti bashkohet pjesës tjetër të skuadrës që është në turne në SHBA. Florentino Perez nuk do të kthehet nga SHBA deri të mërkurën, ku edhe pritet ta mban një takim ballë për ballë me lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat