Suso tregon pse Bonucci la Milanin për Juventusin

Futboll

Suso tregon pse Bonucci la Milanin për Juventusin

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:02
Suso

Suso mendon se Milan ka humbur një lider dhe lojtar me përvojë pas largimit të Leonardo Bonuccit drejt Juventusit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë i është bashkuar sërish Juventusit, pas një sezoni te Milan.

Për këtë largim ka folur edhe anësori i Milanit, Suso, gjatë një interviste për ‘Marca’.

“Po humbim një lojtarë që na ka udhëhequr e që ka edhe përvojën”, ka thënë Suso.

“Si solli shumë gjëra të bukura në këtë Milan të ri. Ai ndjeu se bëri një hap prapa pas nënshkrimit me Milain, dhe kjo ishte arsyeja pse vendosi të rikthehej te Juventus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat