Barcelona synon ta blejë edhe Pogba-në

Futboll

Barcelona synon ta blejë edhe Pogba-në

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:13
Paul Pogba

Klubi katalanas është duke punuar shumë për ta përforcuar ekipin për sezonin tjetër.

Barcelona ka për synim që këtë vit të bashkojë në të njëjtin ekip dyshen, Arturo Vidal – Paul Pogba.

Madje drejtuesit e klubit katalanas kanë përpiluar edhe planin se si ta transferojnë francezin. Klubi do të shfrytëzojë marrëdhëniet e tensionuara mes lojtarit francez dhe Jose Mourinhos. Të dy nuk kanë ndonjë simpati për njëri-tjetrin, gjë që është vënë re dhe në fushë. Madje Mourinho ka mbetur i zhgënjyer që francezi nuk sakrifikoi ndonjë nga ditët e pushimeve, për t’u bashkuar me grupin në Amerikë.

Bisedimet do të varen shumë edhe nga Manchester United, nëse klubi anglez do të jetë i gatshëm për ta shitur kampionin e botës.

United pagoi 110 milionë euro për Pogba, dy vite më parë dhe vështirë se do të pranonte një çmim më të ulët, por edhe tek klubi katalan paraja nuk përbën problem, duke mos harruar se mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë në bisedime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat