Një “debutues” dhe 11 fatlumët e tjerë që kanë luajtur me Messi dhe CR7

Futboll

Një “debutues” dhe 11 fatlumët e tjerë që kanë luajtur me Messi dhe CR7

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 09:11
Cristiano Ronaldo dhe Messi

Janë vetëm 12, siç ka zbuluar “Marca”, futbollistët që kanë luajtur me Messi dhe Cristiano Ronaldo. Kjo është lista e fatlumëve që një ditë do të mund të thonë se kanë luajtur me zotët e futbollit.

Pique

I pari i kësaj liste është Pique, një nga simbolet e Barcelona-s, i cili u largua nga vendi i tij në moshë të re për të luajtur me United. Në Angli ka ndarë gëzime dhe trofe me CR7. Më pas në 2008-ën ka nënshkruar me Barçën, ku ka vazhduar të fitojë me Messi-n.

Larrson

Sulmuesi historik suedez ka luajtur mes 2004-ës dhe 2006-ës me Barcelona-n, ku është takuar me Messi-n. Më pas, në 2007-ën, ka nënshkruar me Manchester United. Me “Djajtë e Kuq” ka luajtur në krah të Cristiano-s, duke fituar Premier League.

Heinze

Mbrojtësi argjentinas ka ndarë me Messi-n fanellën e kombëtares. Me Cristiano Ronaldo-n ka luajtur në Angli për tre sezone.

Garay

Mbrojtësi aktual i Valencia-s ka luajtur në kombëtare me Messi-n në shumë ndeshje, por ka veshur edhe fanellën e “Los Blancos” mes 2008-ës dhe 2011-ës, duke luajtur me Cristiano-n.

Gago

Mesfushori ka ndarë dhomat e zhveshjes me sulmuesin portugez për dy sezone te Real Madrid. Ndërsa me argjentinasin ka luajtur në kombëtare.

Tevez

“Apache” ka qenë, bashkë me Cristiano-n, një nga yjet e atij Manchester United që fitoi Champions League-ën historike në Moskë kundër Chelsea. Me Messi-n ka patur më pak fat: me Argjentinën kanë luajtur për një kohë të gjatë bashkë pa fituar asgjë.

Di Maria

Sulmuesi aktual i PSG-së është një tjetër yll që mund t’i lejojë vetes të bëhet pjesë e listës së atyre që kanë ndarë dhomën e zhveshjes me dy lojtarët. Gjatë periudhës së kaluar te Real Madrid, ka qenë një nga lojtarët që kanë bashkëpunuar më mirë me portugezin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kombëtare me “Pleshtin”.

Higuain

Sulmuesi i ri i Milan ka qenë shoku i përhershëm i sulmit në kombëtare i Messi-t. Me portugezin ka ndarë katër nga shtatë sezonit e kaluara te Real Madrid. Për pak ditë janë ribashkuar tek Juventus.

Dybala

Debutuesi i kësaj liste të privilegjuarish është sulmuesi i Juventus. Futbollisti argjentinas ka luajtur në kombëtare me Messi-n dhe, nga ky sezon, do të jetë shoku i skuadrës i yllit portugez.

Deco

Në listë janë edhe futbollistë si Deco, edhe pse flasim për një brazilian të natyralizuar. Ish-lojtari i Barcelona-s ka luajtur me Cristiano-n në kombëtaren portugeze dhe ka qenë ndjekur nga afër “lindjen” e Messi-t.

Andre Gomes

Edhe ish-lojtari i Valencia-s ka ndarë fushën e lojës me të dy. Bashkë me CR7 ka fituar Euro 2016-të, ndërsa ka luajtur shumë pak me Messi-n te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat