Allegri: Më në fund erdhi dita që endërroja - Bota Sot
Allegri: Më në fund erdhi dita që endërroja

Futboll

Allegri: Më në fund erdhi dita që endërroja

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:37
Allegri: Më në fund erdhi dita që endërroja

Trajneri Massimiliano Allegri nuk është aspak i mërzitur për humbjen 3-1 të Juventusit ndaj Real Madrid në miqësoren e luajtur në Amerikë, në sfidën e Championship International Cup, pasi për të këto sfida shërbejnë për të kolauduar ekipin. “Kjo ndeshje, madje këto 4 takime në Amerikë, ishin një test i mirë për ne. Ishte një përvojë e rëndësishme për ne, duke parë që jemi përballur me skuadra të nivelit të lartë”, tha Allegri.

Ndërkohë që Juventusi luante në Amerikë, në Torino merkato ka vijuar normalisht, aty ku është stërvitur edhe blerja më e rëndësishme e bardhezinjve, 5 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, që nga e marta do të jetë nën urdhërat e trajnerit Allegri. “Klubi ka bërë blerje të rëndësishme dhe të goditura. Jemi kompetitiv dhe mezi pres që të nisë sezoni i ri, dhe të punoj me lojtarët që kam në dispozicion”, u shpreh Allegri.

“Do të jetë një kënaqësi të stërvis CR7, lojtari më i fortë në botë së bashku me Messi. Një lojtar që do të bëjë diferencën në fushë për skuadrën tonë”, u shpreh trajneri i bardhezinjve, që gjithashtu do të rigjejë mbrojtësin Leonardo Bonucci, me të cilin u nda jo mirë një vit më parë. “Me ardhjen e tij kemi 5 lojtarë për dy pozicione, por do të jetë një sezon i gjatë dhe të gjithë do të keni mundësi të luajnë”, deklaroi Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...