‘Efekti Ronaldo’: Të ardhura, por edhe panik për mungesën e …

Futboll

‘Efekti Ronaldo’: Të ardhura, por edhe panik për mungesën e …

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:15
Cristiano Ronaldo

Kalimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi, ishte padyshim lajmi më i bujshëm i merkatos së verës dhe plusi më i madh, që futbolli italian ka marrë vitet e fundit.

Kërkesat për të blerë fanellat e tij, kanë qenë shumë të larta nga tifozët e Juventusit dhe “Tuttosport” raporton se nuk ka më në shitje fanella të portugezit, duke qenë se tifozët i kanë blerë të gjitha.

Ky lajm ka alarmuar tifozët që kanë mbeti pa blerë një fanellë, ndërkohë që nga Italia vjen lajmi se në shtator do të rinisin sërish shitjet.

Në total janë shitur rreth 55 mijë fanella në 3 javë dhe Juventusi ka përfituar 6.3 milionë euro.

Sikur mos të mjaftonte Europa, fanellat e “transferimit të shekullit” janë blerë gjerësisht në të gjithë botën dhe raportohet se ka pasur kërkesa të larta nga 5 kontinentet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat