Ardian Kozniku në festën e “Oluja-s”, që kishte tmerruar Serbinë

Futboll

Ardian Kozniku në festën e “Oluja-s”, që kishte tmerruar Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:44
Ardian Kozniku në festën e “Oluja-s”, që kishte tmerruar Serbinë

“Oluja” në shqip do të thotë stuhia! Ish futbollisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku, i cili me kombëtaren e Kroacisë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, ka qenë në festën e madhe të kroatëve përkatësisht të “Oluja-s”, në 23-vjetorin e çlirimit të Kroacisë nga ai serbosllav.

Image

Ademi, Kitaroviç e Kozniku

“Oluja” para 23 viteve i kishte dhënë goditje të tmerrshme makinerisë serbo-çetnike, duke i shpartalluar keq. Kozniku ishte i ftuar special në festën madhe, ku ishin presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, gjeneralët Rrahim Ademi, Ante Gotovina, ministri i  luftëtarëve të Kroacisë Tomo Medvedev etj.

Image

Tomo Medvedev e Kozniku

 “Atje lartë mbas shpinës time është Kalaja, aty ku është ngrit Flamuri kroat”, tha Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Festë e madhe dhe u luajt edhe një ndeshje revyale, ku ishte selektor edhe Zlatko Daliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat