Tottenham i hap rrugën Chelsea-it për lojtarin 75 milionë euro

Futboll

Tottenham i hap rrugën Chelsea-it për lojtarin 75 milionë euro

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:39
Trajneri i Chelseas

Tottenham është tërhequr nga gara për Wilfried Zaha pasi Crystal Palace kërkoi 75 milionë euro për sulmuesin e krahut. Dhe kjo i ka lënë Chealsea-it rrugë të lirë për 25-vjeçarin e kombëtares se Bregut te Fildishtë.

Trajneri i “Spurs”, Mauricio Pochettino, ishte i prirë të merrte Zaha, por u tremb nga kërkesa e Palace. Zaha, i cili nënshkroi një marrëveshje të re prej €100.000 në javë në “Selhurst Park” vetëm një vit më parë, ka refuzuar ofertën e një kontrate të re të Palace për rritjen e pagës së tij me 25,000 euro në javë.

Trajneri i Palace Roy Hodgson është i bindur se ish ylli i Manchester United nuk do te shkojë askund. Por Zaha beson se koha e tije tek Palace ka mbaruar dhe kërkon të shtyjë për një lëvizje te Chealsea, që po mund të humbasë Willian.

Zaha, i cili zgjodhi te luajë për Bregun e Fildishte sezonin e kaluar pasi Anglia nuk arriti ta tundonte atë, do të ishte një zgjidhje ideale për Chealsea-in, që duhet të plotësojë kërkesën e ekonomike të Palace për të siguruar shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat