Shovenisti serb mburret: Kur firmosa me Prishtinën, mora edhe një banesë luksoze në Beograd!

Futboll

Shovenisti serb mburret: Kur firmosa me Prishtinën, mora edhe një banesë luksoze në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2018 Në ora: 12:08
Millovan Gjoriqi

Gjeneratave të vjetra mund t’ju kujtohet se kush ishte Millovan Gjoriqi! Ai ka qenë trajner i Prishtinës në periudhën 1986-87, kur skuadra nga kryeqyteti garonte në ligën e parë ish jugosllave të futbollit. Ky shovenist serb ishte shkarkuar në verën e vitit 1987 pas katër jave. 

Në një medium serb ‘Sportski Zurnal’, Gjoriqi është mburrë se ku ka shkuar ka punuar me para dhe ka fituar mirë.  “Kam punuar gjithmonë ku më kanë dhënë më shumë para. Dhe unë kam privilegjin të zgjedh pas C. Zvezdës,  Sutjeskën, Prishtinën, Borcin (Ç). Gjithmonë kishte para, nuk do të flisja tani për shifrat.

Kam marrë nga Slloboda një apartament, edhe nga C. Zvezda, në Banovo Brdo, pas vetëm gjashtë muaj në ekip. Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët, pa përjashtim... E njëjta gjë ndodhi kur nënshkrova edhe me Prishtinën, mora një apartament luksoz në Beograd”, ka thënë Gjoriqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat