Kuvendi Komunal miraton emrin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Futboll

Kuvendi Komunal miraton emrin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 14:35
Stadiumi “Fadil Vokrri”

Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për emrin “Fadil Vokrri” të stadiumit të Prishtinës.

Kështu ka njoftuar i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

“Prej sot edhe zyrtarisht Stadiumi i Qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Falemnderit Kuvendit Komunal që miratoi propozimin e emrit”, ka shkruar ai.

Pjesa e parë e mbledhjes komunale u karakterizua me përplasje në mes të të parit të Socialdemokratëve, Shpend Ahmeti me asambelistët e Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat