Nëse kalon Salzburgun, Shkëndija mund të përballet me Crvena Zvezdën - Bota Sot
Nëse kalon Salzburgun, Shkëndija mund të përballet me Crvena Zvezdën

Futboll

Nëse kalon Salzburgun, Shkëndija mund të përballet me Crvena Zvezdën

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 14:36
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës synon të kalojë një raund tjetër të Ligës së Kampionëve.

Shkëndija mëson kundërshtarin me të cilin do të përballet në fazën play off të Ligës së Kampionëve, sigurisht nëse do të arrij të bëjë mrekullinë ndaj Salzburgut në raundin të tretë kualifikues.

Shorti i ka rezervuar si kundërshtari të mundshëm ekipit tetovar fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Spartak Trnava. Ndeshjet e fazës play off janë programuar për t’u zhvilluar me 21/22 gusht dhe 28/9 gusht.

Nëse Shkëndija do të eliminohet nga Salzburgu, atëherë në fazën play off të Ligës së Evropës do të përballet me fituesin e çiftit Cork City – Rosenborg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...