Shikojeni Sahit Kelmendin se si i nokautonte serbët midis Beogradit!

Futboll

Shikojeni Sahit Kelmendin se si i nokautonte serbët midis Beogradit!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2018 Në ora: 17:35
Sahit Kelmendi duke u rrahur me serbët

Para 31 viteve përkatësisht me 20 mars të vitit 1988, ndodhi një rrahje e madhe mes futbollistëve të Prishtinës dhe atyre të Radit të Beogradit. Ndeshja u luajt në stadiumin e Radit në Beograd dhe pas përfundimit të sfidës, që u fitua nga skuadra vendase me 1:0, ndodhi rrahja e madhe! Serbët provokatorë në krye me Driziqin, por këtë nuk ka ua fali Sahit Kelmendi, prej futbollistëve më të mirë që kishte Prishtina.

 Sahit Kelmendi me fanellë të bardhë dhe me numër 4, shihet në video në minutën 1.35 se si e ka nokautuar njërin nga futbollistët serbë. Për disa sekonda shihet Kelmendi duke goditur fuqishëm dhe pa kontroll, po ashtu edhe Abdyl Bellopoja e disa tjerë. Aty shihen edhe fizioterapeuti Nexhmedin Statovci, pastaj futbollistët Fahredin Duraku, Isa Sadriu, por këta të fundit luftonin për të qetësuar situatën.  Duhet theksuar se në minutën e 4-të, Mensur Nexhipi e kishte humb penalltinë.

Image

Raportohet se Driziqi kishte ngrënë goxha dajak nga shqiptarët e Prishtinës. Ndërkaq, nga minuta 4.14 mund ta shikoni se si lojtarët e Osijekut e kishin rrëzuar Sahit Kelmendin me fanellë të kaltër dhe ia kishin thyer këmbën. Por Kelmendi nga nervozizmi e me këmbë të thyer, siç shihet me numër 8-të, godet keq me shqelm lojtarin e Osijekut, në shenjë hakmarrje. Sahit Kelmendi ka qenë prej lojtarëve më të mirë, por edhe me trimi në fushë kur ka ardhur puna për t’i qëruar hesapet edhe me grushte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat