Maldini: Nuk kam thënë kurrë jo

Futboll

Maldini: Nuk kam thënë kurrë jo

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:19
Maldini: Nuk kam thënë kurrë jo

Pas 9 vitesh Paolo Maldini rikthehet në atë që mund të konsiderohet pa frikë si shtëpia e tij, te Milani. Kapiteni legjendar dhe i paharrueshëm i kuqezinjve ka pranuar t’i bashkohet projektit të fondit Elliott për të rikthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe atij europian. Maldini është vendosur në një pozicion të krijuar posaçërisht për të, por gjithsesi shumë të rëndësishëm pasi do të jetë drejtor i zhvillimit strategjik dhe anës sportive. “Nuk kam thënë kurrë jo, pa biseduar më përpara. Leonardo më ka treguar projektin ndërkohë që kam folur me pronarët e klubit të cilët më kanë shpjeguar se çfarë duan të bëjnë. Besoj në këtë projekt”, tha mes të tjera Maldini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat