Courtois, Chelseas: Dua të transferohem te Real Madrid

Futboll

Courtois, Chelseas: Dua të transferohem te Real Madrid

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:22
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois dëshiron të largohet nga Chelsea.

Portieri belg i ka bërë të ditur trajnerit të Chelsea dëshirën e tij për t’u larguar nga ‘Stamford Bridge’.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘ESPN’.

26 vjeçari po kërkon të lihet i lirë nga Chelsea për të kompletuar transferimin te Real Madrid në Spanjë.

Courtois është pjesë e Chelsea që nga viti 2011, ku ishte dërguar pastaj për tre vite në Spanjë te Atletico Madrid.

Te ‘Blutë’ e Londrës, Courtois ka regjistruar 126 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat