Përjashtimi i Behramit, media zvicerane: Ky është një gabim i madh, zoti Petkoviç! - Bota Sot
Përjashtimi i Behramit, media zvicerane: Ky është një gabim i madh, zoti Petkoviç!

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Përjashtimi i Behramit, media zvicerane: Ky është një gabim i madh, zoti Petkoviç!

Nga: P.R Më: 6 gusht 2018 Në ora: 22:05
Valon Behrami dhe Vladimir Petkovic

Mesfushori nga Kosova, i kombëtares zvicerane, Valon Behrami, ka thënë se është përjashtuar nga kombëtarja zvicerane nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic, duke e quajtur këtë vendim politik, e jo sportiv.

 “Mendoja se ishte thirrje normale, por në vend të kësaj më përjashtoi. Kjo është zgjedhje politike, trajneri mund të thotë gjithçka”, ka thënë Behrami, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa, media e njohur zvicerane, këtë e ka quajtur gabim të madh.

“Askush nuk priste dëbimin e Valon Behramit nga ekipi kombëtar”, shkruan 20min.ch, duke bërë një vështrim të reagimeve në rrjetet sociale.

Në mediat sociale, shumë njerëz nuk mund ta kuptojnë vendimin e tij, ku më poshtë keni reagimet e zviceranëve.

 

Sipas asaj që shkruan 20min.ch, Petkoviç dëshiron të fillojë një rindërtim të ekipit kombëtar, ku edhe Stephan Lichtsteiner dhe Johan Djourou do të preken.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test